Artistja turke kthen materialet organike në vepra arti

schedule22:55 - 29 Mars, 2023

schedule 22:55 - 29 Mars, 2023

Një artiste turke përdor materiale organike të eko-miqësore në veprat e saj artistike, duke përfshirë fungus të kombuçës, qime kafshësh, kocka, brumë, perime dhe fruta.

Nergiz Yeşil u diplomua në Departamentin e Skulpturës në Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan në Istanbul dhe më pas përfundoi masterin e saj për përdorimin e materialeve biologjike në vepra arti.

Duke folur për Anadolu, Yeşil tha se ajo synonte të kombinojë artin e saj me ndjeshmërinë që kishte për mjedisin në jetën e saj shoqërore, për të bërë “bioart”. Yeşil është kujdesur të minimizojë koston e veprave të saj artistike për njerëzimin dhe natyrën, duke menduar se si të konsumojë sa më pak të jetë e mundur.

Për materialet që duhet të përdorë në artin e saj, ajo kërkon gjëra që mund t’i mbiciklojë ose riciklojë nëse kjo nuk është e mundur.

“Unë prodhoj materialin përpara se të bëj veprën e artit për të minimizuar konsumin”, tha ajo. Yeşil aktualisht punon në punëtorinë e saj në Istanbul.