Teatër, muzike, balet në një vend mistik tepër origjinal siç është Fontana në qytetin antik të Orikut.
Pjesëmarrësit ishin si rrallë herë në parkun arkeologjik.
Oriku u duk magjik nën tinguj e muzikës që depërtonte në natyrë.
Aktori Alexandros Memetaj lindur në Vlorë, i cili jeton në Itali me natyralitetin e tij interpretoi një monolog të krijuar nga vetë ai. Ua dedikoi të gjitha nënave shqiptare.
Kurse, muzika e krijuar për këtë event nga kompozitori Aulon Naçi i ngjizej harmonisë se natyrës dhe lëvizjeve të balerinit Errik Nour. I ardhur nga Greqia performoi për herë të parë në vendlindje.
Regjisori Neritan Mehmetaj, i cili kishte organizuar dhe realizuar në detaj skenat e monologut së bashku me ndërthurjet muzikore tha se një event i tillë është i rrallë për vendin e bukur te Orikut.
Muzikantët e talentuar, Ardita Bufaj pianistja e mirënjohur vlonjate së bashku me kuartetin e harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi, fizarmonikë Elton Balla, perkusion Mirjan Sulovari, i dhanë skenës një atmosfere tepër origjinale duke bërë së bashku artin e bukur të muzikës, teatrin dhe baletin./ABC News Albnia 24/7