Negociatat me BE-në, delegacioni shqiptar takim në Bruksel për Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”

schedule16:47 - 29 Mars, 2023

schedule 16:47 - 29 Mars, 2023

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjatë datave 27 dhe 28 Mars, kryesoi delegacionin shqiptar në takimin bilateral për Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, si pjesë e procesit drejt negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Takimi u mbajt në Bruksel, ndërsa pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme si AKSHI, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe autoritetet e tjera si AKEP, AKCESK, AMA.

Delegacioni shqiptar gjatë këtij takimi prezantoi vizionin e Qeverisë Shqiptare, i cili është në harmoni të plotë me politikat e Bashkimit Europian dhe arritjet e deritanshme në zbatimin e standarteve të BE-së, duke nisur me komunikimet elektronike, politikat spektrale, zhvillimi i infrastrukturave 5G, cyber security, politikat audiovizuale drejt gigabit society.

Në përfundim të takimit, Komisioni Europian vlerësoi pozitivisht paraqitjen e institucioneve pjesëmarrëse dhe progresin e bërë në këtë sektor.

Takime të ngjashme do të vijojnë në kuadër të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në vijim të procesit të anëtarësimit dhe përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.