Disa orë më parë përflitej se Bastoni dhe Interi ishin në një ngërç për rinovimin e kontratës.
Tashmë, në selinë e Interit po realizohet takimi për rinovimin e Alessandro Bastonit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.
Të pranishëm janë Marotta, Ausilio dhe agjentët e lojtarit e lojtarit, me Tullio Tintin në krye. Oferta e Interit fillestare është 4 milionë euro në sezon dhe kërkesa e palës tjetër është 6 milionë. Marotta është në kërkim të një page prej 5-5.5 milionë euro në sezon.
Agjenti i lojtarit tha se Bastoni ka që i vogël që është tifoz i Interit dhe dëshiron të mbetet ende një zikaltër.
Gjithsesi, ende nuk dihet se si do të përfundojë ky takim, pasi palët duan patjetër lapsin nën letër, por për të arritur këtu, duhet marrëveshje./ h.ll/abcnews.al