Aksi i rrugës nacionale nga Thumana deri në Fushë Krujë është përfshirë në trafik të rënduar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që në mbrëmje situata është paraqitur edhe më kritike. Thuajse aksi është tërësisht i bllokuar.
Vargu i automjeteve ka kaluar dhe ne superstrade, madje janë regjistruar dhe aksidente, fatmirësisht pa pasoja, si ky që shihet pranë rrethrrotullimit në Thumanë.
Efektivet e Policisë Rrugore janë të instaluar në disa pjesë të aksit me problematik, me qëllim normalizimin e trafikut, por zhbllokimi i rrugës është e pamundur nga fluksi i madh i lëvizjeve të automjeteve. Mjetet e tonazhit të lartë pas orës 15:00 nuk kanë të drejte qarkullimi, por situata duket se është e njëjte.
Prej afro një muaji situata në këtë aks rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve. E njëjta situatë pritet të vijojë deri në fundin e këtij muaj, që përkon me ardhjen e emigrantëve dhe fluksin e pushuesve nga vendet fqinje./ABC News Albania 24/7