Turqia ka arrestuar 325 persona që janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave të banimit si pasojë e tërmeteve që ndodhën në vend më 6 shkurt, tha ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag.
Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave të tjerë.
Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023. Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro.
Më 21 shkurt, lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 5.4 ballë u ndjenë në provincën turke Hatay, e cila tashmë ishte dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.
/abcnews.al