Ish-komandanti rus: Nuk ka asnjë përparim në rajonin e Donetsk

schedule07:21 - 27 Mars, 2023

schedule 07:21 - 27 Mars, 2023

Forcat ruse nuk po shohin asnjë përparim në një ofensivë kyçe, ndërsa kërkojnë të bëjnë përparime në rajonin e Donetskut të Ukrainës, sipas ish-komandantit rus Igor Girkin.

Girkin, një nacionalist rus që u bë i njohur gjatë aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, postoi përditësimet më të fundit nga vija e parë e luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për njeriun i cili, megjithëse ka shprehur mbështetje për qëllimet e luftës në Ukrainë, ai është bërë gjithnjë e më kritik ndaj lidershipit të Kremlinit teksa pushtimi ka ngecur që nga fillimi, shkurtin e kaluar.

Pas më shumë se një viti, luftimet mbeten kryesisht të përqendruara në Ukrainën Lindore, duke përfshirë Donetsk, një nga dy rajonet që përbëjnë Donbasin, ndërsa trupat e Putinit luftojnë për të arritur fitore të konsiderueshme.

“Nuk ka pasur asnjë përparim në dy ditët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu pësojnë humbje të mëdha, por kjo betejë është e dobishme për ta. Sepse u lejon trupave të tyre të luftojnë, duke u mbështetur në strukturat mbrojtëse që janë ndërtuar për gati 9 vjet”, ka shkruar Girkin në postimin e tij në Telegram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!