Mike Mignan i përgjigjet me ironi miratimit nga IFAB të rregullores së re për goditjet e penalltisë me portierin që nuk do të duhet më të shpërqendrojë kundërshtarin duke lëvizur dhe prekur shtyllat apo traversën.
Portieri i Francës dhe Milanit ka postuar në profilin e tij në “Twitter” me ironi që portieri duhet të kthehet edhe me shpinë.
“Rregulli i ri i IFAB për penalltitë në vitin 2026, portierët do të duhet të kthehen me shpinë në momentin e gjuajtjes”,- shprehet francezi, duke dalë kështu haptazi kundra vendimit të IFAB. /i.m /abcnews.al
Nouvelles règles de l’IFAB pour les penalties en 2026:
?Les gardiens devront être de dos au moment du tir
❌En cas d’arrêt, coup-franc indirect https://t.co/nRpa0wi0b2— Magic Mike Maignan (@mmseize) March 25, 2023