Iu dogj shtëpia, flet nëna e përlotur: Falenderoj Zotin që 4 fëmijët më shpëtuan

schedule22:35 - 23 Mars, 2023

schedule 22:35 - 23 Mars, 2023

Prej disa ditësh tashmë Shqipja e gjen veten në rrugë. Sa shumë sakrifica provoi shpirti i kësaj nëne. E vetme rriti 4 fëmijë jetimë, ndërsa tanimë, nuk ka një kulm mbi kokë.

Të gjithë po flinin në momentin kur zjarri nisi të kaplojë shtëpinë e tyre modeste.

Desh Zoti dhe djali i madh u zgjua në atë kohë e mundi t’i largojë të gjithë nga flakët… më kot Shqipja u mundua të hyjë në banesë, të shpëtojë ato pak kursime që kishte. Jo për veten. Për vete ajo prej kohësh nuk mendon më. Por vetëm për dy vajzat e saj të vogla, për dy djemtë e saj.

Sot Shqipja mbeti në mes të katër rrugëve.

Mendja i mbushet në pasiguri, zemra në angështim… por sërish, ajo gjen kohën që të shprehet falenderuese. Derdh lot dhe thotë “faleminderit o Zot”.

Shqipja: Falenderoj Zotin që janë fëmijët mirë. E falenderoj që Zoti nuk ma ka humb mundimin, ata 4 fëmijë që i kam rrit. Unë s’mundem me bërë gjë për shtëpinë…ajo që u bë u bë, unë s’mundem ta zhbëj. Pasuria ime më e madhe është fëmija, ata janë gjithçka për mua, se pa ata nuk jetoj dot asnjë ditë, janë shpirti im.

Sot Shqipja është e pafuqishme që të mund të ndryshojë realitetin e saj të hidhur. Ajo vetë dhe i biri punojnë, por rrogat janë të vogla dhe dalin vetëm për të shtyrë muajin. Kur mendon për të nesërmen, Shqipen e presin vetëm lotët…

“Ne nuk kemi mundësi, kemi rroga të vogla, asnjë sen. Unë në krah kam vetëm djalin e madh. Unë jam munduar shumë me mos me i mungu asgjë fëmijëve.

Ne kemi mbetur në rrugë… s’ka më, kjo është vdekje për ne, vdekje (qan)

I lutem Elvis Naçit dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këta fëmijë të mos i lënë në mes të rrugëve.”-përmbyll rrëfimin e saj për “Shqiptarët për Shqiptarët”, kjo nënë e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!