Asociacioni i komunave me shumicë serbe/ Analisti: Ndërkombëtarët nuk do të lejonin një ‘Republika Srpska’ në Kosovë

schedule16:39 - 23 Mars, 2023

schedule 16:39 - 23 Mars, 2023

Në një lidhje live për emisionin “Ballkan Update”, analisti Seladin Xhezairi tha se bashkia ndërkombëtare nuk do të lejonte krijimin e një ‘Republika Srpska’ në Kosovë. Kjo deklaratë erdhi teksa komentoi akuzat e opozitës se me asociacionin, komunat me shumicë serbe do të kenë kompetenca ekzekutive.

“Problemin nuk e shpiku Kurti. Dosjen e problemeve të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e ka gjetur në tavolinë paçka se kur ishte jashtë kryeministrisë ka pasur një qëndrim ndryshe. Përballja e Kurtit me problemet nisi nga 27 shkurti dhe vazhdoi me 18 mars me takimin në Ohër.

Gjykoj se i duhet dhënë kohë kryeministrit për të provuar pretendimet e opozitës se asociacioni dhe bashkësia e komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca ekzekutive. Personalisht mendoj se bashkësia ndërkombëtare kanë një përvojë të hidhur me funksionimin e Bosnje Hercegovinës dhe rolin e Republikës Srpska që ka ashiqare kompetenca ekzekutive.

Edhe Brukseli dhe Uashingtoni nuk do të përsërisnin gabimet e marrëveshjes së Dejtonit në rastin e Kosovës sepse do të kishim një efekt negativ zinxhir edhe në vendet fqinje pa përjashtuar as Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!