Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, befas njoftoi se e admiron aq shumë Liverpool-in, saqë do të dëshironte të nënshkruante një kontratë me The Reds.
“E doja shumë Liverpoolin sepse isha një tifoz i Steven Gerrard. Ai më bëri të ëndërroja. Dhe kjo është arsyeja pse unë ndoqa Reds, tha Rabiot në një intervistë për Tuttosport. “Idhulli im tjetër ishte Zinedine Zidane”.
Në të kaluarën, Liverpool ka qenë i lidhur me transferimin e Adrien Rabiot, por marrëveshja nuk u realizua. 27-vjeçari planifikon të qëndrojë në Torino për momentin, duke i zgjatur kontratën që i skadon këtë verë. /G.D abcnews.al/