Japonia ka fituar “World Baseball Classic” të martën mbrëma, duke mposhtur skuadrën e SHBA-së 3-2 në ndeshjen finale në Miami.
Përpjekja e skuadrës së SHBA-së për të mbrojtur titullin e saj në “World Baseball Classic” u ndal të martën në mbrëmje pasi Japonia fitoi këtë turne. Skuadra e SHBA-së hyri në këtë turne me shanset e dyta më të mira për të fituar këtë kampionat botëror, por nuk ia doli përballë Japonisë.
Japonia me këtë fitore e çon numrin e kampionatëve botërore në tre, një rekord për ta. Munetaka Murakami dhe Kazuma Okamoto ndihmuan në epërsinë e Japonisë përpara se superylli i ekipit Shohei Ohtani të vuloste fitoren. Japonia dy fitoret e para i ka realizuar në vitin 2006 dhe 2009, ndërsa ky i vitit 2023, ishte i treti për ta duke bërë edhe historinë./ h.ll/abcnews.al
The Japanese call of Team Japan’s #walkoff is a must-listen. #WorldBaseballClassic
Via: Tokyo Broadcasting Systems pic.twitter.com/KggbAYsMhW
— World Baseball Classic (@WBCBaseball) March 21, 2023
TEAM SAMURAI JAPAN HAS DEFEATED THE UNITED STATES TO WIN THE WORLD BASEBALL CLASSIC CHAMPIONSHIP!! ?????? pic.twitter.com/fq55qXodXm
— Ben Verlander (@BenVerlander) March 22, 2023