Trajneri i Porto, Sergio Conceiçao mund të largohet së shpejti nga stoli.
Trajneri portugez po mendon të largohet në lidhje me deklaratën e presidentit të “dragonjve” se klubi nuk planifikon të shpenzojë fonde të konsiderueshme për transferime.
Sipas Record, në rrethana të caktuara, Conceiçao do të largohet nga pozicioni gjatë pauzës për ndeshjet ndërkombëtare. Trajneri po monitorohet nga Interi, i cili po studion kandidatët për zëvendësues të mundshëm Simone Inzaghi. /G.D abcnews.al/