Greenwood do të martohet me vajzën që e akuzoi për përdhunim

schedule21:44 - 21 Mars, 2023

schedule 21:44 - 21 Mars, 2023

Sipas The Sun, Mason Greengood dëshiron të martohet me vajzën që e akuzoi për përdhunim, e cila është gjithashtu shtatzënë me fëmijën e tij.

Shkurtin e kaluar, zyra e prokurorit publik në Mançester njoftoi se Mason Greenwood nuk përballet më me akuzat për sulm ndaj partneres së tij, Harriet Robson.

Kujtojmë se mesfushori anglez i Manchester United u akuzua nga partnerja e tij se e përdhunoi, e kishte rrahur dhe ushtruar presion psikologjik ndaj saj, për pasojë u arrestua dhe më pas u vendos në arrest shtëpiak.

Një vit më vonë, çifti duket se e ka lënë pas çështjen, ndërsa “The Sun” raporton se 21-vjeçari është gati t’i propozojë të dashurës së tij.

Në fakt, çifti është në pritje të fëmijës së parë, pasi e reja është shtatzënë. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport 24

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!