Skuadra e Manchester City fitoi në finalen e Communty Shield përballe Liverpool. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 ndërkohe që City u tregua më i saktë në serinë e 11 metërshave.
Skuadra e Manchester City e nis mbarë sezonin e ri. Të besuarit e teknikut Pep Guardiola fituan në finalen e Communty Shield përballe Liverpool. Koha e rregullt u mbyll ne barazim 1-1 ndërkohe që kampionët e Anglisë u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive.
Skuadrat luajtën hapur dhe krijuan raste të shumta shënimi. Rahem Sterling kaloi në avantazh Manchesterin në minutën e 12. David Silva asistoi saktë për ish sulmuesin e Liverpool, i cili u tregua i saktë përballë portierit Alison. Tek “the reds” autori i golit mban firmën e mbrojtësit shtatlarte Matip i cili e dërgoi ndeshjen në shtesë. Në serine e 11 metërshave u treguan më të sakte futbollistët e Manchester City të cilët fituan me rezultatin 5-4. Xherdan Shaqiri mori i pari iniciativën dhe u tregua i saktë. Në radhët e Liverpool i vetmi që gaboi ishte Vinaldum pasi goditja e tij u prit nga portieri Klaudio Bravo.
Liverpool vijon të mos fitojë ende një trofe në futbollin anglez ndërkohë që City vijon dominimin nen drejtimin e Pep Guardioles./ABC News Albania 24/7