Nga Hergi Llupi
Serie A ka mbyllur këtë fundjavë raundin e 27-të të ligës së tyre. Milan u mposht nga Udinese në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 3-1. Një hap fals i skuadrës së Piolit, ku tashmë rrezikojnë edhe vendet për një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm. Napoli nuk di të ndalet, pasi mposhtën Torinon me rezultatin 4-0, me Osimhen dhe Kvaratskhelia përsëri protagonistë dhe kështu ata vazhdojnë shkëputjen nga kundërshtarët në tabelë. E diela pati dy sfida të fuqishme, me derbin e kryeqytetit mes Lazios dhe Romës, ndërsa në mbrëmje derbi i Italisë në San Siro mes Interit dhe Juventusit. Lazio mposhti Romën me rezultatin minimal 1-0 duke u renditur kështu momentalisht në vendin e dytë të tabelës. Juventus në mbrëmje fitoi gjithashtu me rezultatin 1-0 ndaj Interit, duke parë “Zonjën e Vjetër” të ringrihet edhe pse me 15 pikë të hequra.
Në Premier League, Arsenal nuk befason dhe merr një fitore me rezultatin 4-0 ndaj Crystal Palace. Chelsea ka zhgënjyer duke marrë një barazim në shtëpi ndaj Evertonit me rezultatin 2-2. Tottenham gjithashtu ka barazuar ndaj Southampton me rezultatin 3-3, një ndeshje ku në përfundim të saj ka parë Antonio Conten të shpërthejë për herë të parë duke sulmuar lojtarët e tij dhe drejtuesit e klubit. City, Liverpool dhe United nuk luajtën në ligë këtë fundjavë për shkak të FA Cup.
La Liga u mbyll me një sfidë spektakolare mes Barcelonës dhe Real Madrid, një El Clasico e cila në fund u fitua nga katalanasit e Xavit. Sfida ishte në përfundim me rezultatin 1-1, por në minutën e 92-të ishte Franck Kessie i cili i jep fitoren e rëndësishme Barcelonës, duke rritur kështu distancën me Realin. Sevilla u mposht nga Getafe me shifrat 2-0, ndërsa Atletico Madrid fitoi 3-0 ndaj Valencias.
Në Bundesliga të Gjermanisë pati surpriza. Bayern Munich mori një humbje ndaj Leverkusen me shifrat 2-1. Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso befasoi ish-klubin e tij në të cilin luante si lojtarë dikur. Ky rezultat favorizoi Dortmundin pasi tashmë ndodhen ata në vendin e parë me 53 pikë, një më shumë se bavarezët. Bourssia Dortmund fitoi me goleadë ndaj Koln me rezultatin e thellë 6-1. Kjo fundjavë pa edhe Leipzig të humbte minimalisht ndaj Bochum.
Kategoria Superiore e vendit tonë u mbyll këtë fundjavë me fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit me shifrat 4-1. Egnatia dhe Teuta ndanë pikët, ashtu si Erzeni me Kukësin dhe Bylisi me Tiranën. Bardheblutë janë befasuar nga Bylis në Ballsh, edhe pse kryeqytetasit shpëtuan nga humbja në minutën e 90-të falë të një autogoli të realizuar nga kundërshtari. Laçi fitoi në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0. Partizani tashmë renditet në vendin e parë me 44 pikë, po aq sa Tirana, por përballja direkte mes tyre favorizon “demat e kuq”./ h.ll/abcnews.al