I vunë gjobë një biznesmeni, lihen në burg Edmond Gecaj dhe Ilson Beqiraj   

schedule13:45 - 4 Gusht, 2019

schedule 13:45 - 4 Gusht, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat Edmond Gecaj, ndërsa vendosi burg me afat 2 muaj për Ilson Beqirajn. Te dy këta persona u arrestuan dy ditë më parë për akuzën e gjobëvënës.

Në séance, Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të lehtë. Gecaj, 30 vjeç, është një personazh i njohur për blutë e kryeqytetit. Ai dyshohet se ishte “truri” i bandës së gjobëvënësve dhe fokusi i tij ishin biznesmenët. Sipas prokurorisë së krimeve të rënda, rasti i fundit, ku i riu u përfshi në aktivitet kriminal ishte vendosja e një gjobe të majme prej 12 mijë euro një biznesmeni në kryeqytet, i cili në kushtet e shtrëngimit ka paguar te Gecaj 7500 euro. Pasi ka dorëzuar këtë shumë, biznesmeni ka njoftuar policinë e cila ndërmori operacionin e koduar “Përsëritësit” duke prangosur Gecajn dhe bashkëpunëtorin e tij adoleshent, Ilson Beqiri./ABC News Albania 24/7