Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti peng i së shkuarës”, analisti për ABC News nga Ohri: Optimist për marrëveshjen, moment historik

schedule11:31 - 18 Mars, 2023

schedule 11:31 - 18 Mars, 2023

Grupi i ABC News, po ndjek nga afër zhvillimet në Ohër të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Linda Karadaku, analisti Halil Matoshi u shpreh optimist për një marrëveshje mes Kurtit e Vuçiç.

“Jam optimist se palët janë dakordësuar në bruksel. Mbetet vetëm plani zbatimit. Kurti është peng I të kaluarës së tij opozitare, që ka thënë se nuk do ketë asnjë bashkësi të komunave serbe sat ë jem unë qoftë në opozitë qoftë në pushtet. Ndaj e ka të vështirë ta shesë në publik në Kosovë, por mendoj se ndërmjetësuesit do ushtrojnë trysni të mjaftueshme.



Pika më e nxehtë vijon të mbetet statusi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Unë mendoj se momenti është I duhur, është historik.” u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!