Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu Kosovë-Serbi/ Nazarko: Nuk pres tym të bardhë sot në Ohër

schedule10:35 - 18 Mars, 2023

schedule 10:35 - 18 Mars, 2023

Analisti Mentor Nazarko nuk thotë se nuk pret të bardhë sot në bisedimet mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vucic në Ohër.

“Nuk besoj të kemi tym të bardhë sot dhe për këtë parathënës ishte Escobar. Dje e bëri të qartë se nuk pres firmë nesër. Deri në Ohër apo nga 27 shkurti deri në Ohër ka patur negociata, diplomaci që ka lëvizur mes dy vendeve. Me gjasë sic ka bërë të qartë Borrell palët kanë paraqitur argumenta për pika të aneksit dhe këto do të ballafaqohen sot

Ajo ç’ka pritet të firmoset është një dokument që bashkon 11 parimet e një marrëveshje paraprake për normalizim dhe aneksi I zbatimit të hapave, që parashikohen afate për zbatimin e secilit prej hapave, institucione apo grupe adhoc, cka firmoset është afrimi I aneksit + 11 pikat.

Ajo c’ka tha Escobar është se palët nuk ka arritur kompromis për anekset. Nga sa kuptohet nga ky angazhim I madh perëndimor që në kontekstin e luftës ti ngushtojë hapsirën Rusisë në Ballkan. Mendohet që Ohri të cojë te firma e një marrëveshje me prani të udhëheqësve më të mëdhenj europianë, firmosje që mund të bëhet në një nga kryeqytetet europiane.” u shpreh Nazarko në studion e ABC News./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!