TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, tha në Abc News se nëse Basha do të shfaqej në publik në këto momente, ai do t’i shërbente dikujt. Ai theksoi se Basha ka dhënë dorëheqje të vërtetë dhe të sinqertë.
“Unë besoj se po të shfaqej do bënte lojën e dikujt. Politikanët seriozë japin dorëheqjen, politikanët seriozë e bëjnë dorëheqjen të sinqertë, nuk ikin dhe e lënë litarin jashtë duke kontrolluar të tjerët me hijen e tyre”, tha ai.
Sipas tij, emri Lulzim Bashës ka mbetur në letra si kryetar i PD për shkak të burokracive të shtetit shqiptar.
“Ai ka mbetur në gjykatë për shkak të burokracive të shtetit shqiptar. Ka dhënë dorëheqje të vërtetë, shyqyr që e ka bërë të tillë”, theksoi ai./abcnews.al