Kanë kaluar nëntë vjet që nga aneksimi rus i republikës autonome ukrainase të Krimesë, e vendosur në bregun e sipërm të Detit të Zi. Gjatë historisë, gadishulli i Krimesë ka qenë një nga qëllimet strategjike të Rusisë.
Më 21 nëntor 2013, protestat shpërthyen në kryeqytetin e Ukrainës pasi Victor Yanukovych, presidenti pro-rus i vendit në atë kohë, refuzoi të nënshkruante një marrëveshje asociimi me Bashkimin Europian, duke çuar në protesta masive dhe protesta publike, pas së cilës ai u largua nga vendi më 22 shkurt 2014.
Politikanët properëndimorë morën pushtetin pas largimit të Yanukovych, ndërsa njësitë ushtarake nga baza ruse në gadishull u bënë të dukshme në qytete të ndryshme të vendit.
Në Yalta, rusët dhe mbështetësit rusë po mbajnë një ceremoni për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të Krimesë.
“Rusia nuk i fillon luftërat, ajo i përfundon ato”, shkruhej në një postim së bashku me një foto të Presidentit Putin.
Vitin e kaluar zëvendësministri ukrainas i mbrojtjes Volodymyr Havrylov tha për Sky Neës se forcat ukrainase mund të kthehen në Krime brenda disa muajsh. Por, duke folur në nëntor të vitit të kaluar, analisti ushtarak Sean Bell nuk ishte aq optimist.
Ai tha se Krimea është një pjesë e madhe e historisë së Rusisë dhe Rusia kurrë nuk ka besuar se rajoni nuk ishte rus. Jo vetëm kaq, por pozicionet mbrojtëse të vendosura nga Lufta e Dytë Botërore, e bëjnë atë një objektiv shumë të vështirë ushtarak, tha ai.
“Ato pozicione mbrojtëse ndodhen ende sot,” tha ai.
/abcnews.al