Pashk Pervathi zbulon “sekretet” e pikturave të tij: Nëse vendos datën dhe firmën në fund…

schedule12:22 - 17 Mars, 2023

schedule 12:22 - 17 Mars, 2023

Piktori Pashk Pervathi ka zbuluar disa sekrete të punës së tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ai ka treguar ndër të tjera, se kur vendos datën poshtë peisazhit, nuk ndërhyn më sepse nuk do që t’i heq esencën.

Pervathi ka dhënë edhe një shembull, kur ka realizuar një peisazh në Divjakë, me të cilin pas shumë ndërhyrjeve dështoi.

Unë gjithnjë që në fillimet e mia, kam pikturuar në natyrë dhe në fund vendos firmën dhe datën kur e kam bërë. Po e gjete datën poshtë, ai peisazh është bërë 100% në natyrë dhe nuk e prek më, sepse kur kam provuar ndonjëherë për ta prekur në studio, i kam hequr atë esencën.

Natyra të jep spontanitetin se në studio ti mund ta bësh, nuk është se nuk bëhet, por ti në studio bën shumë llogari dhe llogaria ndonjëherë nuk është shumë e mirë nganjëherë te piktura. Spontaniteti i jep vlerë veprës së artit, për shembull, kujtoj një rast në Divjakë, unë kam bërë një peisazh, ishte mjaft i mirë, kur erdha në shtëpi, mendoja se ky qielli nuk rrinte mirë dhe kur preka qiellin, preka dhe pishat, preka dhe poshtë, edhe peisazhi nuk ishte më ai. Unë kisha dështuar. Nuk jam piktor i studios”, tha ai./abcnews.al