Bie industria në tremujorin e katërt 2022, ndërsa ndërtimi nuk ndalet

schedule18:55 - 16 Mars, 2023

schedule 18:55 - 16 Mars, 2023

Shtrenjtimi i lëndëve të para, i shoqëruar me kostot më të larta të energjisë për bizneset, që e blejnë atë në tregun e lirë rezultojnë që të kenë ndikuar ndjeshëm në ecurinë e aktivitetit prodhues në vend.

Të dhënat e INSTAT për “Prodhuesit e të mirave” në tremujorin e katër 2022 tregojnë se volumi i shitjeve neto në sektorin e industrisë ka qenë në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të kundërt, ndërtimi ka vijuar rritjen me ritme dy shifrore dhe në tremujorin e fundit, duke qenë i vetmi sektor prodhues që ka shfaqur ecuri pozitive.

Ndonëse shitjet janë me rënie, bizneset po detyrohet që të rrisin pagat, teksa po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden punonjës, si rrjedhojë e ritmeve të larta të emigracionit. Pagat u rritën më shumë në sektorin e industrisë dhe prodhimit.

Industria me rënie

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull redukton aktivitetin

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve me rritje

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi ulje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi nuk ndalet

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 18,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor