Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për aksionin kundër informalitetit të ndërmarrë nga qeveria, duke deklaruar se sponsori dhe përfituesi është Kryeministri Edi Rama. “Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë. Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”, shkruan Basha në një postim në Facebook. Kryedemokrati Basha deklaron se kur PD të vijë në pushtet do të anulojë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, si dhe do të lehtësojë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen./ABC News Albabia 24/7
Aksioni anti-informalitet, Basha: Sponsori dhe përfituesi është Rama
schedule12:00 - 3 Gusht, 2019
schedule 12:00 - 3 Gusht, 2019