Shantazhoi një grua me video intime, arrestohet 36 vjeçari nga Librazhdi

schedule11:47 - 16 Mars, 2023

schedule 11:47 - 16 Mars, 2023

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për shantazh. . Në pranga ka rënë shtetasi B.K nga Librazhdi pasi shantazhoi një 46 vjeçare se do t’i publikonte foto dhe video intime nëse nuk do t’i jepte para. Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi i policisë:

Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al