BULQIZË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një urdhër-arresti për krybashkiakun e Bulqizës Lefter Alla me akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me tenderët.
Mësohet gjatë kësaj të mërkure, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në zyrat e bashkisë ku kanë ushtruar kontroll dhe kanë shoqëruar dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, por nuk dihet nëse janë lëshuar urdhër arresti apo jo.
Nga ana tjetër ende nuk bëhet me dije zyrtarisht nga Policia e Shtetit nëse është ekzekutuar urdhri i lëshuar nga prokurorët e posaçëm për krybashkiakun Alla.
Kryebashkiaku Alla sipas burimeve lokale mësohet se është nisur drejt Tiranës, por nuk dihet ende fati i tij. Ai u zgjodh kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2019. Alla fitoi me 92.11 për qind të votave, e thënë ndryshe me 7269 vota kundrejt 522 votave që mori Ilir Balla nga Bindja Demokratike.
Ndërkohë banesa Ilir Allës, vëllait të kryetarit të Bashkisë Bulqizë po mbahet nën kontroll nga punonjës të policisë Bulqizë. Pritet një kontroll banese në orët e para të mëngjesit. Oficerë të BKH janë parë duke lëvizur me makina civile në qytet. Pas shpalljes së urdhër arrestit nga SPAK, Alla është shpallur person në kërkim./abcnews.al