Trajneri i Fortune Sitard, Julio Velasquez tërhoqi vëmendjen e publikut sportiv për shkak të sjelljes së tij në stol.
Spanjolli u bë hit në rrjetet sociale për shkak të reagimeve të tij ku shprehte pakënaqësinë e tij për lojën e skuadrës së tij.
Trajneri spanjoll goditi me grusht stolat madje duke thyer dhe xhamin.
?#fortwe pic.twitter.com/BFA4uCz4ki
— ESPN NL (@ESPNnl) March 11, 2023
Media dhe publiku vendas u tronditën nga sjellja e trajnerit.
“Kjo është diçka që ne nuk e miratojmë, si trajner, ai ka një funksion që kërkon që ai të jetë shembull për të tjerët”, tha drejtori teknik i Fortune Sittard duke i dalë kundra trajnerit. /G.D abcnews.al/