Luftë antiinformalitetit, mbyllet kompleksi “Taiwan” në Tiranë

schedule10:15 - 2 Gusht, 2019

schedule 10:15 - 2 Gusht, 2019

Vijon intensivisht lufta antiinformalitet në Tiranë. Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka njoftuar sot mbylljen e Kompleksit Tajvan në Tiranë, pasi nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor. Lajmin, Brace e bëri të ditur nëpër rrjetit social Facebok. Ndërkohë, pak minuta më parë, zv.kryeministri ishte në një pikë karburanti në zonën e Brrylit së bashku me drejtoren e përgjithshme të tatimeve, ku floën për masat që do të ndërmerren edhe në ditët në vijim, në kuadër të luftës antiinformalitet. 

Taivanit në Tiranë i është vendosur shiriti i bllokimit.  Tatimet kanë mbyllur këtë biznes pasi për herë të dyte nuk gjetën kuponat tatimorë nëpër tavolina.  Zëvendëskryeministri Erion Braçe e mori shembull për të thënë se qeveria i ka shpallur luftë pa kompromis informalitetit.

Numri dy i qeverisë bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve nga një karburant në kryeqytet apeluan për respekt të ligjit, ndërsa paralajmëruan se grupet e inspektimit janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Legjislacioni në fuqi nuk lejon që karburantet të tregtojnë me regjim manual. Nëse kanë probleme me funksionimin e pompës dhe nuk mund të printojnë faturë duhet të ndërpresin shitjen dhe të vënë në dijeni administratën tatimore apo kompaninë e kasave.  Hetimi Tatimor tha zëvendëskryeministri gjatë kontrolleve në Tiranë, Elbasan dhe Durrës ka konstatuar veprimtari të krimit të organizuar.

Kontrollit do t’i nënshtrohen 3200 pompa në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!