Presidenti i La Liga e konsideron skandalin e Barçës si momentin më të keq në futbollin spanjoll: Më vjen turp

schedule23:28 - 13 Mars, 2023

schedule 23:28 - 13 Mars, 2023

Javier Tebas ka komentuar skandalin e korrupsionit me Barcelonën.

Kujtojmë se prokuroria e Barcelonës ngriti një padi kundër klubit dhe ish-presidentëve Josep Bartomeu dhe Sandro Rosell në rastin e korrupsionit të mundshëm në pagesat ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit teknik të arbitrave (CTA) Jose Maria Enriquez Negreira.

Presidenti i La Ligës iu përgjigj pyetjes nëse ky është momenti më i keq në historinë e futbollit spanjoll.

“Po, me sa mbaj mend. Problemi me të cilin po përballemi është më seriozi. Pati disa pagesa për zëvendëspresidentin e CTA, të njohur nga Barcelona. Kjo është diçka jonormale. Kjo krijon një tension që është i kuptueshëm. Reputacioni i futbollit tonë është në rrezik.

Më vjen turp. Më vjen turp. Nuk kemi asnjë shpjegim nga Barcelona. Ka një deklaratë të parë nga bordi i drejtorëve. Thonë se e kanë bërë të gjithë, por nuk është e vërtetë”, tha Tebas. /G.D abcnews.al/