Atentati në “Don Bosko”, gazetarja jep detaje: Ja pista kryesore ku po hetohet

schedule18:45 - 13 Mars, 2023

schedule 18:45 - 13 Mars, 2023

TIRANË– Mbrëmjen e kaluar zona e “Don Boskos” në Tiranë u trondit nga një ngjarje kriminale, ku një grua mbeti e vdekur dhe 6 të tjerë u plagosën në një atentat kriminal. Gazetarja e Abc News, Etleva Delia, tha se ngjarja e djeshme dukej se ishte një atentat i mirëmenduar pasi janë gjetur 15 gëzhoja të shkrepura.

Ajo tha për “Special Report” se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, çka lë dyshime se autorët kanë synuar të vrasin këdo prej familjarëve të Fation Muratit, pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja.

“E para që pashë dhe vura re, fasada e xhamit, e cila kishte rënë nga plumbat. Fakti që janë derdhur mbi 15 gëzhoja, kjo nuk ishte thjesht mesazh ndaj pronarit, por ishte njëfarë atentati i organizuar, por që dështoi dhe për me tepër mori jetën një gruaja të pafajshme. Ka pasur objektiv për të vrarë këdo, që mund të gjenin nga familjarët e Fation Muratit”, tha ai.

Pavarësisht se duhej të ishte në “arrest shtëpie”, Fation Murataj, rezulton se është larguar nga Shqipëria, fillimisht drejt Kosovës e më pas drejt Turqisë.

“Ai ishte më 7 mars në shtëpi dhe sot nuk ka qenë në shtëpi. Ka të dhëna se është larguar jashtë vendi, fillimisht drejt Kosovës dhe më pas drejt Turqisë”, tha ajo.

Kjo ngjarje duke se ka rikthyer “fantazmën” e Ervin Martinajt , biznesmenit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit të shkuar. Por, cila është fija që lidh ngjarjen e mbrëmshme me Ervis Martinajn, për këtë gazetarja Deliaj dha këto detaje:

“Kam përshtypjen se kjo nuk do jetë e vetmja. As organet ligjzabtuse nuk e kanë të qartë deri në këtë moment se si është fatin e Ervis Martinajt, që është zhdukur më 9 gusht të vitit të shkuar, pavarësisht se veprimet ligjore vazhdojnë për sekuestrimin e pasurive, por gjithsesi kjo që ndodhi e ka risjellë në vëmendje Ervis Martinajn, pasi një ndër pista kryesore, që po heton e lidh atë me atentatin e Fushë-Krujës, që ndodhi korrikun e kaluar që mbetën të vrarë tre perona, mes tyre Brilant Martinaj, dhe ky i fundit është nipi i Ervis Martinajt”, tha ajo./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!