Biden: Amerikanët mund të kenë besim, sistemi bankar është i sigurt

schedule15:37 - 13 Mars, 2023

schedule 15:37 - 13 Mars, 2023

Bizneset e vogla mund të ‘marrin frymë lirshëm”, duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre, tha sot presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim drejtuar kombit pas falimentimit Silicon Valley Bank dhe Signature Bank.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt,” vazhdoi Biden.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur të keni nevojë për to. Bizneset e vogla në të gjithë vendin që kanë llogari në këto banka mund të marrin frymë lirshëm duke e ditur se do të jenë në gjendje të paguajnë punëtorët e tyre dhe të paguajnë faturat e tyre.”

Në fjalimin e tij urgjent, Biden u përpoq të qetësonte bashkëqytetarët e tij duke nënvizuar se nuk ka asnjë arsye për panik pasi ka pasur një ndërhyrje nga agjencitë federale pas falimentimeve të dy bankave të mëdha.

“Investitorët në banka nuk do të mbrohen, ata me vetëdije ndrëmorrën një rrezik dhe kur rreziku nuk shpaguher, investitorët humbasin paratë e tyre: kështu funksionon kapitalizmi.

Në qeverinë time askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Biden .

Qeveria amerikane tha gjatë fundjavës se të gjithë depozituesit në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank do të mbrohen dhe do të kenë akses në paratë e tyre të hënën në mëngjes, me fondet që vijnë nga një fond special i krijuar nga bankat e vendit dhe nga shitja e aseteve bankare, jo nga tatimpaguesit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!