Parisi i “pushtuar” nga plehrat, protestat për reformën e pensioneve ndalojnë pastrimin e kryeqytetit

schedule11:50 - 13 Mars, 2023

schedule 11:50 - 13 Mars, 2023

Parisi, kryeqyteti francez është pushtuar nga plehrat pasi punonjësit e pastrimit nuk kanë pranuar të pastrojnë kryeqytetin. Shkak për këtë gjë është bërë zemërata e punonjësve në disa sektorë mbi reformën e pensioneve që synon ti bëjë qytetarët francez të punojnë dy vite më shumë.

Punonjësit e pastrimit kanë refuzuar të bëjnë punën e tyre këtë të dielë pasi kundërshtojnë projektligjin që po diskutohet për reformën e pensioneve ku kërkohet rritja e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Tri impiante të cilat merren me përpunimin  e mbetjeve jashtë kryeqytetit ndërprenë punën e tyre duke bërë që  trotuaret të jenë të mbushura me mbeturina dhe qese të zeza.

Punonjësit e bashkisë në Paris kanë mbeldhur mbeturina përgjatë javës së fundit vetëm në gjysmëne  kryeqytetit. Pamjet tregojnë se mbeturinat gjenden në trotuaret e kryeqytetit edhe pranë kullës Eiffeil.

Deri më tani qeveria franceze nuk ka reaguar mbi ndërprerjen e punës në disa sektorë përfshirë këtu shkollat, transortin publik, shoferët e kamionëve dhe autobusëve si dhe punonjësit në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Mes grevave dhe protestave Masive, Emmanuel Macron duket se është i bindur ta cojë reformën e pensioneve deri në fund.

/abcnews.al