PD akuza ministrit Lleshaj për tenderin e uniformave të policisë

schedule16:15 - 1 Gusht, 2019

schedule 16:15 - 1 Gusht, 2019

Partia Demokratike akuzon Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për abuzim me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Për demokratët, tenderi me vlerë 30 milionë euro është i preferuari i ministrave të Brendshëm,  ku Lleshaj njësoj si Tahiri e Xhafaj e përcaktojnë fituesin në garë.

“Titullarët në drejtimin e Ministrisë së Brendshme ndryshojnë, por dëshira e tyre për të abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë mbetet e njëjtë”. 

Kështu e përkufizoi drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku vendimin e ministrit Sandër Lleshaj për përgjysmimin e afatit të parashikuar në ligj për kompanitë që dëshirojnë të bëhen pjesë e tenderit.

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor për kompanitë që marrin pjesë në garë,  por kjo sipas demokratëve nuk e pengoi ministrin Lleshaj që në shkelje të ligjit të shkurtojë afatet për ata që duan të konkurrojnë në 24 ditë.

Demokratët kanë hedhur dyshime të forta për abuzim me tenderin e uniformave të Policisë që ka nga koha kur ky institucion drejtohej nga Saimir Tahiri. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!