Vrasja në Tiranë / Policia informacion zyrtar, ngrihen pika kontrolli në Durrës e Elbasan

schedule22:29 - 12 Mars, 2023

schedule 22:29 - 12 Mars, 2023

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, ku u regjistruan të shtëna me armë në një lokal në “Don Bosko” dhe mbeti viktimë një person e u plagosën 6 të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”. Mes të plagosurve, mbeti edhe një 10-vjeçare, e cila u lëndua në dorë nga ciflat e xhamave. Pronari i lokalit rezulton Fatjon Murati.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!