Puna e tij është të shijoj verën, somelieri nga Lezha që e mësoi punën në Itali

schedule20:26 - 11 Mars, 2023

schedule 20:26 - 11 Mars, 2023

Puna e tij është të shijojë  verën. Denis Pjetrushaj prej 14 vitesh merret me vlerësimin e cilësisë së verërave.

Degustatori ndan profesionin e tij  mes Shqipërisë dhe Italisë. Punën e nisi si kamarier ne Lezhe, për të vazhduar në Trentino të Italisë.

Në Itali u përqendrua në profesionin e Somelierit ku zhvilloi njohuritë për verën. Fillimisht e nisi me seanca të vogla, por pandemia ishte momenti që ky profesion u nxit edhe më shumë.

Puna e palodhur bëri që ai të ngjiste me shpejtësi shkallët e suksesit. Petrushaj tregon se puna e somelierit në Shqiperi është e paragjykuar.

Denisi tregon se ku prodhohen verërat më të mira dhe kush i ka lënë atij më shumë mbresë. Thotë se për një verë të mirë nuk është detyrimisht tregues vjetërsia.

Denis Petrushaj sugjeron se çdo restorant duhet të ketë një somelier për ti sugjeruar klientëve llojet e verërave. Vlerëson prodhimin e verës edhe në Shqiperi dhe kërkon që ajo te promovohet sa më shumë./abcnews.al