Padyshim kur përmendet Kombëtarja franceze i pari lojtar që na vjen në mendje është “ylli” i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili edhe pse vetëm 24-vjeçar ka arritur jo pak në karrierën e tij si futbollist profesionit.
Nuk janë të paktë ata që e konsiderojn Mbappe, si lojtarin më të mirë në botë e një ndër ta është dhe tekniku i Kombëtares franceze, Didier Deschamps, i cili në një intervistë për prestigjiozen franceze “Le Parisien”, nuk ka ndaluar së “thururi” elozhe për “bomberin” francez.
“Nëse them se ai është më i miri, do të kritikohem se nuk jam objektiv sepse jam trajneri i tij. Vëzhguesit e tjerë do të thonë se ka dikush më të mirë se ai. Ky është mendimi i tyre.
Për mua, Kylian është më i miri. Ajo që ka arritur në krahasim me lojtarët e tjerë në moshën e tij është e jashtëzakonshme”,- u shpreh tekniku Deschamps gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al