Sipas MeteoAlb, mot i kthjellët dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin verior. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ABC News Albania 24/7