Tottenham po punon për sezonin e ardhshëm.
Luis Enrique mund të jetë pasuesi i mundshëm i Contes në stolin Spurs raporton gazeta britanike The Athletic. Fabio Paratici, drejtori i përgjithshëm i klubit, është një fans i ish-trajnerit të Spanjës dhe është ishte i interesuar ta punësonte atë për të nisur një projekt të ri.
Spanjolli është edhe objektivi i Atletico Madrid nëse konfirmohet largimi i Diego Pablo Simeone në verë.
Emra të tjerë që tingëllojnë për të mbërritur në stolin e skuadrës së Londrës Veriore janë Oliver Glasner (trajneri aktual i Eintracht), Ruben Amorim (trajneri i Sporting) dhe Luciano Spalleti (Napoli). /G.D abcnews.al/