Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Korçë

schedule16:45 - 31 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 31 Korrik, 2019

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Korçës. Sipas informacionit nga IGJEUM epiqendra e tërmetit ishte 3.4 km në jugperëndim të Dardhës.

Lëkundjet janë ndjerë në qytet dhe në rrethinat e tij, duke shkaktuar panik tek banorët. Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale dhe as në njerëz..

Tërmeti vjen dy muaj pas lëkundjeve sizmike në Floq e në Qafzez, ku u shkatërruan tërësisht më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra të tjera u dëmtuan pjesërisht.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!