Teologu, Miron Çako ka folur këtë të premte për kistalet dhe “forcën” e tyre që shumica e njerëzve kanë zgjedhur të besojnë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se çfarë konkretisht janë kristalet, përbërjen e tyre molekulare dhe përdorimin jo vetëm si bizhuteri.
Sipas Çakos, shumë njerëz mendojnë se përmes kristaleve tërheqin energji pozitive dhe negative, edhe kjo është parë që te babilonezët, romakët, grekët deri te ilirët.
“Kristalet janë thjesht disa objekte që kanë një strukturë molekulare të pastër, prandaj kanë edhe forma gjeometrike të rregullta. Këto kristale vijnë nga fjala greqisht ‘kristalos’, pra i pastër, i tejdukshëm. Janë shumë të lashta në përdorimin e njerëzimit, sepse kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve për bukurinë që ato kanë. Janë përdorur si bizhuteri, por edhe në aspektin psikologjik, pra njerëzit i kanë marrë si trasmetuese të energjive pozitive, negative, për mbrojtje e diçka tjetër. kjo është diçka shumë e lashtë, po të shikojmë babilonezët, romakët, grekët, ilirët kanë mbajtur kristale, në dy aspekte, edhe si bizhuteri dhe si mbrojtje psikologjike, spiritual ose diçka tjetër.
Por kristali në vetvete, nga ana shkencore flasim tani që të vijmë me këmbë në tokë, nuk janë asgjë tjetër, veçse siç thash janë objekte që kanë të ngurtë, formulë molekulare të pastër dhe nuk kanë asgjë tjetër. Por si i besojnë njerëzit që ato trasmetojnë energji? Duke u mbështetur sidomos te induizmi dhe budizmi, të cilët e kanë shumë të përhapur besytninë te kristalet, ata mendojnë se kristalet trasmetojnë energjinë e universit, sepse fetë budiste dhe induiste janë fe panteiste që besojnë që edhe natyra është një Zot. Jo vetëm Zoti, por dhe natyra, çdo gjë për ta është një Zot, edhe gurët”, u shpreh teologu./abcnews.al