Manastirliu në Ndroq: Shërbim shëndetësor te 9,500 banorëve

schedule12:59 - 31 Korrik, 2019

schedule 12:59 - 31 Korrik, 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore në Ndroq. Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se do të vijojnë ndërtimet e qendrave shëndetësore, për t’i ofruar shërbime njerëzve në nevojë.

Një nga 300 qendrat shëndetësore që po rehabilitohen në mbarë vendit është edhe ajo e Ndroqit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi personalisht punimet në këtë qendër që do i shërbejë 9.500 banorëve.

“Ne kemi përfunduar 80 qendrat e para shëndetësore dhe në qarkun Tiranë janë 14 qendra shëndetësore dhe ambulanca që tashmë ofrojnë shërbime për qytetarët në kushte shumë më të mira pune për mjekët, për 167 mijë banorë”, tha Manastirliu.

“Po përpiqemi që të kemi shërbime shëndetësore të aksesueshme dhe cilësore për ato grupe që kanë më shumë nevojë, por edhe shërbimin social që është shumë i nevojshëm për gjithë komunitetin”, u shpreh ministrja./ABC News Albania 24/7