Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti në Tiranë. Tre persona kanë mbetur të plagosur. Viktimat janë dy femra, njëra prej të cilave 25 vjeç. Ngjarja ndodhi pranë TEG-ut ku një makinë që vinte nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi duke rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër.
Policia bën me dije se tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.
Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.
/abcnews.al