Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit.
Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2 në Anfield muajin e kaluar, duke marrë frymëzim nga mposhtja e tyre 7–0 ndaj Manchester United.
Megjithatë, ekspertët e parashikimeve në FiveThirtyEight i japin skuadrës së Jurgen Klopp vetëm 3% mundësi për të mposhtur Los Blancos me tre ose më shumë gola të mërkurën e ardhshme.
Shanset e Liverpool-it 2022/23 në Ligën e Kampionëve, sipas FiveThirtyEight
Për të arritur në çerekfinale: 3%
Për të arritur në gjysmëfinale: 2%
Për të arritur në finale: 1%
Për të fituar trofeun: 1%. /G.D abcnews.al/
Burimi: FiveThirtyEight