Zi për Mohammed Ben Sulejem. Djali i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Saif Ben mohammed Ben Sulayem, humbi jetën në një aksident rrugor. Lajmi, i cili tashmë ka nisur të qarkullojë, u konfirmua mëngjesin e sotëm.
Pas thashethemeve të përhapura nga organe të ndryshme të shtypit ndërkombëtar, njoftimi zyrtar erdhi në duart e gazetarit Ibrahim Al Zubaidi, i cili raportoi lajmin të dhënë zyrtarisht nga Shoqata e Motorsportit të Emirateve.
Sipas raportimit të shtypit vendas, djali i presidentit të FIA-s vdiq pas një aksidenti rrugor të ndodhur të martën. Saif Ben Mohhamed Ben Sulayem, ashtu si babai i tij, ishte një fans i madh i makinave./ h.ll/abcnews.al
منظمة الامارات للسيارات والدراجات النارية تُعلن (وفاة سيف بن محمد بن سليم) ، ابن رئيس الإتحاد الدولي للسيارات (#FiA) محمد بن سليم @Ben_Sulayem
• اسأل الله بأن يغفر له ويرحمه ويسكنه فسيح جناته ويصبر ذويه
• تعازينا لسعادة محمد بن سليم واسرته.
عظم الله أجرهم واحسن الله عزاهم pic.twitter.com/ohq8rqLp9f— Ibrahim Al-Zubaidi ?? (@IbrahimAlZubadi) March 9, 2023