Minxhozi për takimin Kim-Alibeaj: Amerikanët s’e duan Berishën në krye të PD-së

schedule19:32 - 8 Mars, 2023

schedule 19:32 - 8 Mars, 2023

Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj, me deklaratat pas takimit të tyre, kanë dashur t’i japin një përgjigje në distancë Sali Berishës.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se për momentin, amerikanët preferojnë Alibeajn dhe jo Berishën në drejtimin e Partisë Demokratike.

“Duket sikur sot kanë dashur t’i japin një përgjigje Berishës në distancë. Natyrisht, Aliebaj nuk ka pasur nevojë për këtë kontakt me zonjën Kim, për të afishuar këtë aleancë që kjo pjesë e PD-së ka me SHBA-të. Kjo është një gjë e njohur. Ata preferojnë dikë tjetër dhe jo Berishën në atë seli.

Ky dikush tjetër, për momentin është Alibeaj, përsa kohë që Basha ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Unë mendoj që ata do të përpiqen që të kenë një prezencë sa më të shtuar në listën e kandidatëve, nuk ka shumë kohë. Prezenca e Alibeajt në gjedhje, të fuqizuar edhe nga simboli, bëhet shumë bezdisëse pë Berishën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!