Pas Marcelos, Fluminense mesa duket ka vënë syrin te një tjetër lojtar i Olympiakos. Sipas uebsajtit kolumbian semana.com, James Rodriguez është në fokusin e klubit brazilian dhe thuhet se ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë shumë të madhe për ta blerë atë.
“Shumë klube në mbarë botën e duan atë, mes tyre edhe Fluminense nga Brazili, i cili vendosi në tavolinë miliona për ta tunduar. Për momentin e ardhmja e mesfushorit kolumbian është sërish e pasigurt. Kontrata e tij me Olympiakos skadon në qershor të këtij viti dhe tashmë kanë filluar të dëgjohen zëra për destinacionin e ri të futbollistit të kombëtares kolumbiane”, shkruan faqja e internetit.
Sipas semana.com, James Rodriguez i ofrohet një kontratë prej 3 milionë dollarësh, e cila do të jetë paga më e madhe e skuadrës, duke tejkaluar marrëveshjen e Marcelos prej 2.5 milionë dollarësh.
Në fakt, tifozët e Fluminense pushtuan profilin e James Rodríguez në rrjetet sociale duke i kërkuar atij të bashkohej me ekipin e tyre. /G.D abcnews.al/