Gjyqtari Sportiv me “dorë të hekurt”, Kean dënohet me dy ndeshje pezullim

schedule15:33 - 7 Mars, 2023

schedule 15:33 - 7 Mars, 2023

Janë pesë lojtarë të skualifikuar nga Gjyqtari Sportiv pas dhjetë ndeshjeve në raundin e 25-të të Serie A.

I vetmi që do të ndalet për dy raunde do t ëjetë Moise Kean i Juventusit, i dënuar për shkak se në minutën e 90-të, pas vetëm 40 sekondash nga aktivizimi i tij, ai goditi ashpër me qëllim mbrojtësin e Romës Mancini. Thuhet gjithashtu se Kean do të marrë edhe një dënim nga klubi i Juventusit, ku pritet të gjobitet me 20-25 mijë euro.

Një ndalesë edhe për portierin e Spezias, Federico Marchetti, por edhe për Cristanten e Romës, Marusic të Lazios dhe Reca të Spezias, ky i fundit për shumën e kartonave të verdhë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!