Gjigantët e Serie A, Napoli, raportohet se po synojnë një transferim në merkaton e verës për mesfushorin 19-vjeçar të Barcelonës, Toni Caravaca.
Agjenti i futbollit Giovanni De Montis konfirmoi për “Calciomercato” se i riu spanjoll po tërheq interes nga Napoli, i cili po kërkon ta sigurojë atë në një transferim të lirë përpara sezonit 2023/2024.
De Montis zbuloi se Caravaca kishte marrë oferta nga klubet e Serie A në merkaton e janarit, por Barcelona refuzoi ta linte të largohej. Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit në vazhdim, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për Napolin dhe klubet e tjera.
Caravaca është një perspektivë shumë e vlerësuar që është ngjitur në kategorinë e të rinjve të Barcelonës, duke luajtër për ekipin Juvenil A. Ai ka bërë tre paraqitje në UEFA Youth League këtë sezon, duke treguar talentin dhe potencialin e tij.
Mbetet për t’u parë nëse Xavi do ta lejojë Caravaca të largohet si transferim me parametra zero apo nëse ata do të përpiqen të negociojnë një kontratë të re par ta mbajtur atë në klub. Nëse Barça nuk arrinë të zgjasë kontratën e tij, Napoli mund të jetë klubi që do të përfitojë nga potenciali i mesushorit të talentuar./ h.ll/abcnews.al