Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osimhen ka besim te Kvaratskhelia: Ai mund të fitojë Topin e Artë

schedule13:11 - 7 Mars, 2023

schedule 13:11 - 7 Mars, 2023

Victor Osimhen beson se shoku i tij i skuadrës, Kvicha Kvaratskhelia, mund të fitojë Topin e Artë në të ardhmen.

Bomberi nigerian, Osimhen ka folur me superlativa për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte të fitonte çmimin më të madh individual që një lojtar mund të shtojë në koleksionin e trofeve.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj.

Besoj se ai mund ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t’i sjellë shumë suksese Napolit”, ka thënë Osimhen

Osimhen dhe Kvaratskhelia është dyshja më e fortë momentalisht në të gjithë Evropën, të cilët në krye bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, janë duke e drejtuar Napolin shumë pranë fitimit të Scudettos, por edhe në një rrugëtim ëndrrash në Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!