Një tjetër ankesë për sjellje abuzive, këtë herë nga një lojtar aktual i Barcelonës.
Influencuesja e njohur, Tatiana Kisiel, përmes një video të postuar në Tik Tok, theksoi se është mbyllur në tualet për të shmangur një nga lojtarët e Barcelonës që po e ndiqte atë. Kjo deklaratë vjen pak dië pas akuzave ndaj Hakimit dhe disa javë pas akuzave ndaj Dani Alves, gjë e cila tregon se futbollistët e njohur shpesh herë akuzohen për abuzime të tilla ndaj femrave.
“Ata kishin një qëndrim arrogant. Kur mbërritëm në festë, ishim të stresuar pasi duhet të linim telefonat në hyrje, gjë të cilën unë nuk e bëra. Ishim në një hapësirë të mbyllur pa dritare, pa aftësi për të komunikuar. Nuk u besoja fare atyre. Duke shkuar në tualet, pashë një lojtar të Barcelonës që po i bërtiste me të madhe një vajze.
Më pas unë nxorra celularin dhe nisa të filmoja ngjarjen. Ai e mori vesh dhe më ndoqi. Kështu unë u mbylla në tualet për t’u mbrojtur, ndërsa ai filloi të godiste derën. Më duhej ta fshija videon dhe vetëm atëherë më la të shkoja”, u shpreh Tatiana, e cila ka vendosur që mos ta bëjë publik emrin e lojtarit të klubit spanjoll./ h.ll/abcnews.al